Koronavirusi tkurr transportin ajror, bien me 90% fluturimet! Drejtori i TIA-s: Dëm i madh, nga 65 bëjmë vetëm 2 fluturime në ditë

Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që Aeroporti Nënë Tereza të ishte i boshatisur, dhe pa asnjë pasagjer. Kjo ka ndodhur tashmë pas situatës së krijuar nga COVID-19, dhe më përhapjen e tij edhe në vendin tonë. Trafiku ajror sipas informacioneve ka rënë me 90-95%”.

Tashmë nga Aeroporti i Rinasit fluturon një herë në ditë drejt Stambollit, linja ajrore Air Albania, si dhe transporti ajror i mallrave. Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s Constantin von Alvensleben, thotë për Report TV se fatura financiare e kësaj situate të pandodhur më parë do të jetë shumë e lartë.  Ndërsa transporti i mallrave vijon normalisht.

Ka një rënie të jashtëzakonshme të trafikut diku tek 90%, aktualisht ne kemi vetëm 1 fluturim atë të mëngjesit të Air Albania-s. Një situatë e tillë nuk është parë asnjëherë, por besoj fort që në fillim të verës gjërat mund të  ndryshojnë dhe fluturimet të vijojnë normalisht. Realisht transporti i mallrave nuk është i prekur nga kjo situatë ne kemi 5 fluturime në javë të kargos dhe mbrëmë kanë ardhur 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia”, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i TIA-s Constantin von Alvensleben .

Janë rreth 600 kërkesa të qytetarëve që kanë mbërritur pranë TIA-s që kërkojnë sqarime për shtyrje të datës së udhëtimit dhe që të mos digjet bileta, por për këtë raste drejtori thotë se është vendosur linjë komunikimi me kompaninë përkatëse.

Ne kemi trajtuar diku tek 600 kërkesa që kanë ardhur nëpërmjet medias sociale dhe call-center-it tonë sigurisht jemi munduar ti përgjigjemi çdokujt, për ti sqaruar dhe të gjithë pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore në lidhje me biletën e tyre dhe afatin e fluturimit pasi koha nuk është më e mira për të pasur një përgjigje të saktë”, sqaron von Alvensleben.

Ndërkohë sa i takon fluturimeve të riatdhesimit të shtetasve të huaj, përpjekjet e shteteve të huaja janë të vazhdueshme.

Është një përpjekje që bëhet realisht nga qeveritë e vendeve partnere, apo ambasadave që janë në Tiranë të cilat kanë organizuar këto fluturime me çarter për ti dërguar në shtëpi kudo që jetojnë në Itali apo në vende të tjera”, shton ndër të tjera Drejtori i TIA-s.

Nga aeroporti ndërkombëtarë Nënë Tereza kryheshin 65 fluturime vajtje-ardhje në ditë, ndërsa tani ato janë reduktuar në të shumtën 2 fluturime në ditë.

INTERVISTA E PLOTE ME DREJTORIN E PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV TE TIA-s
Në gjithë historinë e Aeroportit Kishte ndodhur më parë një situatë e tillë, duke bllokuar fluturimet e pasagjerëve?
Është hera e parë që ndodh një situatë e tillë. Ka një rënie të jashtëzakonshme të trafikut diku tek 90%, aktualisht ne kemi vetëm 1 fluturim atë të mëngjesit të Air Albania-s. Një situatë e tillë nuk është parë asnjëherë.

Por si do të ndikojë e gjithë kjo situatë në sektorin e Transportit Ajror, edhe në vijim jo vetëm për momentin?
Sigurisht që është një vakum jashtëzakonisht i madh, por besoj fort që në fillim të verës gjërat mund të  ndryshojnë dhe fluturimet të vijojnë normalisht. Nuk mund të flasim ende [ër normalitet në këto ditë, javë apo muaj.

Gjithë kjo situatë padyshim që do të ketë edhe ndikim ekonomik, mund të flasim për ndonjë faturë financiare në transportin ajror?
Sigurisht që ka një impakt ekonomik të madh në TIA, por duke pasur parasysh atë që më kërkoni ju për shifra, mbase mund të jap shifrën e uljes së trafikut ajror që është diku tek 90-95, por duke pasur parasysh këtë humbje të trafikut ju mund ta imagjinoni edhe vetë humbjet që do kemi. Por unë them që prioriteti ynë sot është shëndeti, nuk është koha për të folur për shifra.

A keni vendosur kontakt me kompanitë apo pasagjerët që të shtyjnë datën e udhëtimit për një moment të dytë?
Ne kemi trajtuar diku tek 600 kërkesa që kanë ardhur nëpërmjet medias sociale dhe call-center-it tonë sigurisht jemi munduar ti përgjigjemi çdokujt, për ti sqaruar dhe të gjithë pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë e tyre ajrore në lidhje me biletën e tyre dhe afatin e fluturimit pasi koha nuk është më e mira për të pasur një përgjigje të saktë.

Duke qenë se në vendin tonë vijnë dhe ka shumë të huaj, a ka pasur deri më tani avionë bosh që kanë ardhur vetëm për tërhequr shtetasit e huaj?
Është një përpjekje që bëhet realisht nga qeveritë e vendeve partnere, apo ambasadave që janë në Tiranë të cilat kanë organizuar këto fluturime me charter për ti dërguar në shtëpi kudo që jetojnë në Itali apo në vende të tjera.

Si ka vijuar transporti i mallra?
Realisht transporti i mallrave nuk është i prekur nga kjo situatë ne kemi 5 fluturime në javë të kargos dhe mbrëmë kanë ardhur 4.5 ton pajisje mjekësore nga Turqia, me Air Albania.

A keni një mesazh për të gjithë qytetarët në këtë situatë të vështirë?
Mesazhi im është të jemi të gjithë bashkë. Të jemi optimist dhe të mos e humbim atë në këtë situatë të vështirë, të kujdesemi për shëndetin dhe shpresojmë që trafiku të vazhdojë shpejt në fund të verës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONI TIRANE: 26/03/2020 13:13

    Humbje, u cate duke vjedhur mo aman. Fitimet tuaja duke pasur taksat me te larta.

    Përgjigju
  • Papi: 26/03/2020 04:02

    Dem per cilin? Shqiperia ska pasur kurre fitime me rinasin por vetem humbje

    Përgjigju
  • Loran: 25/03/2020 22:28

    Ky esht nje hajdut me cizme a simple thief

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye

GOLAT/ 'Boxing day' me dhurata në Premier League, ndalet të mëdhatë! Humbasin Chelsea dhe United, Liverpooli shkëputet në krye