Koronavirusi, zbardhet urdhri i Kryeprokurorit për vartësit: 6 kufizimet që duhet të bëni për t'u mbrojtur

Kryeprokurori Olsian Çela urdhëron të gjithë vartësit që të marrin masat kundër koronavirusit. Në dokumentin e firmosur nga Çela që mban datën e sotme, specifikohet se cfarë duhet të bëjnë prokurorët përballë situatës ku ndodhemi.

Kryeprokurori kërkon që prokurorët të vlerësojnë masat dhe nëse e vlerësojnë të kufizojnë marrjet në pyetje të personave në hetim, dëshmitarëve, por edhe të pandehurve me përjashtim të rasteve kur shkelen afatet apo dëmtohen hetimet.

Gjithashtu kërkohet kufizimi i veprimeve procedurale në spitale, laboratore dhe ambulancave, ndërsa prokurorëve u kërkohet që të pajisjen më të gjitha masat për mbrojtjen fizike të domosdoshme. Kufizimet prekin edhe zyrat administrative dhe sekretaritë në cdo prokurori në kontaktet me qytetarët. Në vijim urdhërohet që këto veprime të bëhen përmes shërbimeve postare ose të tjera, por që sigurojnë kontakte të pakta fizike. Një tjetër pikë që evidentohet në urdhër është edhe kufizimi orareve të takimit me qytetarët duke i shtyrë për një moment të dytë.

Mbledhjet, analizat dhe takimet në ambientet e prokurorisë ose policisë do të kufizohen. Në pikën e fundit të urdhrit, Çela u kërkon prokurorëve që nëse vlerësojnë se ka prani të shtuar të personave në sallë, mund t'i kërkojnë gjyqtarit që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ndërkohë që sot KLGJ-ja vendosi që gjykata të mbyllin dyert dy javë për publikun.

Urdheri i kryeprokurorit Cela

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen