Koronavirusi/Biznes në kohën e kolerës: Shpejt në treg maskat e personalizuara për fytyrën

Koronavirusi/Biznes në kohën e kolerës: Shpejt në treg maskat e personalizuara për fytyrën

Të bësh biznes në kohën e kolerës.

Disa kompani prodhuese kanë njoftuar se së shpejti në treg do të hidhen maskat e personalizuar për fytyrën.

Ato do të mbulojnë pjesën e poshtme të fytyrës dhe veshëve dhe janë potencialisht të pajtueshme me teknologji të ndryshme të njohjes së fytyrës, të cilat përdoren gjerësisht në Kinë.

Epidemia e koronavirusit ka bërë që shumë njerëz të blejnë maska për t’u mbrojtur nga infeksioni i Wuhan. Por për disa, përdorimi i maskave tradicionale nuk ka rezultuar aq shumë efikas edhe sepse ato e bëjnë të pamundur përdorimin e teknologjive të njohjes së fytyrës.

Për të kapërcyer këtë problem, stilisti dhe artisti Danielle Baskin kanë vendosur të printojnë maska të personalizuara që nuk janë në konflikt me teknologjitë e njohjes së fytyrës.

Danielle Baskin shpjegon se ideja e tij ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve industrialë dhe blerësve të ndryshëm të mundshëm.

Maskat mendohet se do të kushtojnë rreth 40 dollarë (37 €), por ende nuk ka një datë se kur do të hidhen në treg.

Për momentin artisti është duke provuar përputhshmërinë e produktit me teknologjitë e ndryshme ekzistuese ID të njohjes së fytyrës.

Kur gjithçka është gati, përdoruesit mund të marrin një maskë të personalizuar thjesht duke ngarkuar fotografinë e tyre në faqen zyrtare të internetit të produktit.


Lajmi kryesor:

Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë