Koronavirusi/Itali, 631 viktima nga infeksioni, rreth 100 000 të testuar pozitivë

Koronavirusi/Itali, 631 viktima nga infeksioni, rreth 100 000 të testuar pozitivë

Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 631 teksa vetëm sot u regjistruan 168 viktima të tjera. Numri i të infektuarve ka shkuar në rreth 100 000, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 280.

Nga dita e sotme kufizimi i lëvizjes i urdhëruar në 8 Mars për Lombardinë dhe 14 provincat e tjera qendrore-veriore, tani është shtrirë në të gjithë territorin kombëtar.
"Nuk ka më një zonë të kuqe - tha Kryeministri Conte - do të ketë vetëm një Itali që shpallet zonë e mbrojtur. "Objektivi ynë kryesor është shëndeti i qytetarëve i cili prevalon mbi interesat e tjera. E ardhmja e Italisë është në duart tona dhe secili duhet të bëj pjesën e tij".

Conte gjithashtu njoftoi pezullimin e të gjitha eventeve sportive, përfshi Kampionatin e Futbollit, Seria A si dhe zgjatjen e afatit të mbylljes së shkollave deri me 3 prill. Duke filluar nga sot, baret dhe restorantet në të gjithë Italinë do të duhet të qëndrojnë të hapura deri në orën 18. Mbyllen diskotekat dhe sallat e lojrave të fatit, ndalohen organizimet e ceremonive të dasmave dhe vdekjeve, mbyllen muzetë, teatrot dhe kinematë.

Në ditët në vijim, Rajoni i Lombardisë në Itali mund të përgatisë masa edhe më shtrënguese për të shmangur përhapjen e koronavirusit. Kjo u njoftua nga këshilltari rajonal i mirëqenies Giulio Gallera, i cili shpjegoi se infeksioni ishte aq i shpejtë sa, në 18 ditë, rrezikoi seriozisht sistemin shëndetësor të Rajonit.

Giulio Gallera tha gjithashtu se “Natyrisht, mbyllja e gjithçkaje nuk është e mundur. Për këtë arsye, në rast të masave të tjera shtrënguese, do të mbeten të hapura vetëm dyqanet që shesin nevoja themelore, siç janë supermarketet dhe farmacitë.

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat

Akuzat e Ramës mbi dosjet e evazionit, Prokuroria e Tiranës publikon shifrat