Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raporton se rezerva energjetike në orën 12:00 të ditës së sotme paraqitet në vlerën 572 GË h, ose 116 GË h më e lartë se ajo e datës 28 Nëntor kur nisën reshjet intensive të shiut.
Ndërkaq, niveli i ujit në rezervuarin e hidrocentralit të Fierzës aktualisht është 273.16 m, thënë ndryshe rreth 5 metër më lartë krahasuar me fillimin e valës së reshjeve. Niveli i prurjeve në këtë hidrocentral aktualisht është 1000 m3/s.
Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka angazhuar në kapacitet intensiv pune hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës. Niveli i ujit në HEC Koman aktualisht është në 173.26 m dhe prurjet 350 m3/s ndërsa në HEC Vau Dejës është 74.89 m dhe prurjet 80 m3/s.
Përveç energjisë së tërhequr nga OST për shërbimet e balancimit dhe OSHEE për konsumin vendas, KESH ka shmangur maksimalisht derdhjen e ujit pa prodhim energjie duke shkëmbyer për depozitim me Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës sasinë prej 26500 MË h dhe shitur në treg të parregulluar sasinë prej 58000 MW h.
Në konkluzion, situata në Kaskadën e Drinit vazhdon të jetë plotësisht nën kontroll dhe menaxhimi po kryhet në përputhje me rregulloren e plotave.
[gallery]24999[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com