Projekti i Logjistikës Tregtare për Ballkanin Perëndimor i cili po zbatohet në Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi synon të reduktojë numrin e dokumentave dhe të ditëve që nevojiten për të importuar dhe eksportuar mallra, si edhe të standartizojë proçedurat për lëvizjen e kargove nëpërmjet tokës, ajrit dhe lumejve.
Bashkëpunimi synon në zvogëlimin e kufizimeve jotarifore dhe për të përmirësuar tregtinë e mallrave në rajon. Projekti i Logjistikës Tregtare për Ballkanin Perëndimor është duke u zbatuar nga IFC në partneritet me Bashkimin Evropian dhe në bashkëpunim të ngushtë me CEFTA (Marrëveshja për Tregtinë e Lirë në Evropën Qendrore).
Aktivitetet që do të zbatohen nga projekti do të sjellin 10 milionë dollarë kursime në sektorin privat. Shqipëria është bërë anëtare e IFC-së në vitin 1991.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.02.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)