Administrata Tatimore u ka kërkuar të gjithë bizneseve të vegjël të korrigjojnë deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016.
Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vë në dijeni se ka hasur shumë parregullsi në vetëdeklarimet e bizneseve të vegjël me TVSH dhe pa TVSH për vitin e shkuar.
Të gjithë sipërmarrësit të cilët kanë gabuar në deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve kanë afat deri në datën 10 shkurt 2017 për të korrigjuar këto pasaktësi.
"Të nderuar sipërmarrës të kategorive biznes i vogël me TVSH dhe biznes i vogël pa TVSH: Nga të dhënat aktuale në sistemin elektronik, mbështetur në vetëdeklarimin tuaj, rezulton se ka parregullsi në mbajtjen dhe deklarimin e totalit të blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016.
Brenda datës 10 Shkurt 2017, Administrata Tatimore, ju fton të deklaroni dhe korrigjoni këto pasaktësi lidhur me totalin e blerjeve dhe shitjeve për vitin 2016, përpara vlerësimit tonë, thekson njoftimi i tatimeve", shkruhet në njoftim.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO