Përfundon seanca në GJKKO në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe të 29 personave të tjerë fizikë e juridikë.
Prokurori Altin Dumani në një material të përmbledhur në 50 faqe kërkoi kalimin e dosjes për gjykim. Ndërsa avokatja Romina Zano që mbron në këtë proces biznesmenin Elman Abule kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë gjykim të shkurtuar.
Mbrojtësit e tjerë ligjorë kërkuan kohë për tu shprehur. Seanca e radhës u caktua në datë 17 nëntor.
Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Më datë 3 nëntor Kushtetuesja i dha të drejtë Erion Veliajt duke e lënë në detyrë si kryebashkiak i Tiranës. Kushtetuesja rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë.
Komente











Po vete tenderat e bashkis qe ka dhen ai plus me firmat e ndertimit per nje leje merte ai dhe personi qe ja gjente plus shum shum qe shyeti si hetoi po si mundet ai te vej plarent ndrecen po do vi dita dhe atij nuk jane normale pse ska tendera per festat se vetem 1 person i merte se ti futen thell thell do gjein shum e shum
PërgjigjuVrasësi Sali non grata është i pa prekshëm .
Përgjigju