Dy javë kohë i është dashur Gjykatës së Posaçme për të marrë vendimin për caktimin e masave të sigurisë në lidhje me dosjen “Saspac”. Report Tv ka lexuar vendimin e gjyqtares Rudina Palloi, ku shihet se SPAK e ka dërguar kërkesën ne gjykatë më 21 qershor 2024 ndërsa vendimi është dhënë në 3 korrik 2024.
Prokurorja e çështjes Elida Kackini, i është drejtuar gjykatës për të vendosur në total 8 masa sigurie por nga gjykata janë pranuar vetëm 7 duke rrëzuar SPAK për caktimin e masës për Marinela Jazoj,
Prokurorja Kackini kishte kërkuar “arrest me burg” për Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj , Alfred Nikollën , Gazmend Haxhiu dhe Elton Marini, ndërsa gjyqtarja Palloj pranoi vetëm për 3 të parët dhe për Haxhiun dhe Marinin vendosi arrest shtëpi. SPAK kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për Bledar Lekën, Marinela Jazoj dhe Jona Zijaj.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
I vetmi që ka katër akuza është ish ministri Ilir Beqja ndaj të cilit spak ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tendera. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.
Por gjyqtarja e hetimit paraprak Rudina Palloi pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK dhe caktoi vetëm 3 masa “arrest në burg”, 2 të tjerë i la në masën “arrest në shtëpi” dhe dy në masë më lehtësuese “detyrim paraqitje”.
Për shtetasen Marinela Jazoj, për të cilën SPAK thotë se dyshohet se ka kryer veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë publikë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesën e prokurores për të caktuar masë ndaj saj.
Kjo e fundit sipas dosjes është drejtore ekzekutive në shoqatën e Investitorëve të Huaj “FIAA” dhe sipas SPAK se në dy raste kjo shoqatë ka blerë shërbime tek restoranti “Gzona” për organizimin e eventeve.
Në të paktën një rast, është kryer pagesë nga shoqata “FIAA”, me drejtore Marinela Jazoj, tek shtetësja nën hetim M.T, e cila ushtronte detyrën pranë SASPAC, si nëpunëse finance në projektet e monitoruara SASPAC dhe njëherësh rezulton se ka kryer veprime për hartimin e dokumenteve për efekt të plotësimit të dokumentacionit të tenderave, shumë pas në kohë, se sa procedurat duhet të ishin realizuar faktikisht.
Këtë të premte, Ilir Beqaj dhe 5 personat nën masë sigurie dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, por seanca u shty të shtunën në orën 12.30 pasi avokatët e tyre kërkuan kohë të njihen me fashikullin hetimor. Ndërkohë që masa ‘arrest shtëpie’ ndaj Gazmend Haxhiajt nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)