Korrupsion në doganën e Kapshticës, e pëson keq doganieri/ EMRI
Një doganier i Kapshticës është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për korrupsion. Në pranga ka rënë shtetasi Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.
Dogana e Kapshticës
Një doganier i Kapshticës është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për korrupsion. Në pranga ka rënë shtetasi Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.
Sipas policisë së Korçës, doganieri ka lejuar kalimin e një kamioni, mbi të cilën ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për të.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet një doganier për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:
Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.2%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3635
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Britani e Madhe/ Ministres antikorrupsion i kërkohet dorëheqja, nën hetim për përvetësimin e 3.9 miliardë paundëve
5 Janar, 13:17
-
I mori një shtetasi 3 mijë euro për favorizim në gjykatë, GJKKO cakton arrest në burg për policin Shuip Cami
31 Dhjetor 2024, 10:04
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë
26 Dhjetor 2024, 14:51
-
Hetimi pasuror, Veliaj 5 orë në SPAK! Burime: U kërkoi prokurorëve të thërrasin për deklarim edhe Nesti Angonin, denoncuesin që s'ekziston (VIDEO)
26 Dhjetor 2024, 09:19
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor 2024, 15:49
-
Durrës/ Po lëviznin me makinë pa rrip sigurimi, shoferët tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore
12 Dhjetor 2024, 13:21
-
Rama: 6 muaj sulme sikur unë e Xhafaj kishim plan të errët për të bllokuar SPAK, s'presim opozitën për të shkuar para! Gonzato: Reforma në drejtësi të jetë e pakthyeshme
11 Dhjetor 2024, 16:14
-
DASH nderoi Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit, Ambasada amerikane: Frymëzim për ata që besojnë në fuqinë e të vërtetës! SHBA do vijojë të punojë me SPAK
10 Dhjetor 2024, 07:38
-
Sekretari Blinken nderon sot 10 kampionë kundër Korrupsionit nga e gjithë bota
9 Dhjetor 2024, 15:40
-
Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit: Gjykatë për Kontrollin e Shtetit! Ndryshime në Ligjin Anti-Mafia
9 Dhjetor 2024, 15:01
-
Ambasada e SHBA-së dhe ajo gjermane mesazh në Ditën kundër Korrupsionit: Jemi bashkë në luftën ndaj tij! Van Horn: SPAK është anti korrupsioni
9 Dhjetor 2024, 14:17