VD/Korrupsioni dhe dushi, qytetari surprizon me pyetjen, ja si përgjigjet gazetari

Emisioni i mëngjesit në Report Tv ‘Shtypi i ditës dhe ju’ trajtoi sot çështjen e korrupsionit në vend dhe luftën ndaj këtij fenomeni. Gazetari Andi Kapxhiu iu drejtua qytetarëve me pyetjen ‘A është luftuar mjaftueshëm korrupsioni në të gjitha nivelet’, por gjatë transmetimit nuk kanë munguar dhe surprizat.

Ishte një ndër telefonuesit, që iu drejtua gazetarit Kapxhiu me pyetjen: Kur futesh në dush, kë lan para kokën apo këmbët? E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e gazetarit, i cili i tha qytetarit se nuk është përmbys që të lajë këmbët para.

“Po mirë mo, unë nuk jam përmbys që të laj këmbët para, sigurisht që kokën”

Gazetari Andi Kapxhiu

Telefonuesi ndërhyri sërish, duke sqaruar pyetjen e tij, të cilën e lidhi me Vettingun, për të cilin tha se duhet të nisë nga deputetët dhe jo nga të varfrit.

“Unë jam socialist, por këta e kanë marrë nga shtresa e varfër për t’u ngjitur sipër. Në fakt, duhet ta nisin nga deputetët për të rënë poshtë. Kjo do të ishte tamam, për t’i mbushur mendjen popullit. Kështu që nuk është mjaftueshëm, por kanë kapur ca përciptas sa për t’i mbushur mendjen shteteve të huaja, është bërë asgjë”

telefonuesi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë