Partia Demokratike zhvilloi një ditë më parë një protestë tjetër të dhunshme në kryeqytet. Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar i PD i ftuar në ‘Shtypi i Ditës dhe Ju’ tha në studio se protesta është një reagim qytetar ndaj qeverisë.
Sipas tij në protestat e zhvilluara nga PD nuk ka dhunë, por vetëm irritim të qytetarëve.
“Protesta është një reagim qytetar ndaj një revolte të caktuar. Ata kanë një kërkesë: që kjo qeveri për shkak se shpërdoron besimin e qytetarëve, duhet t’i hapi rrugën një qeverie besimi. Këta janë qytetarë të revoltuar.
Kemi një qeveri që nuk e pranojnë rotacionin politik. Nuk ka dhunë ka një revoltë, ka një irritim të njerëzve, ka vetëm një revoltë me fishekzjarre. Këtu nuk ka një biznes apo një makinë të dëmtuar, nuk ka dhunë nuk ka huliganizëm”, tha Hoxha.
Ndër të tjera ai shton se opozita nuk ka çfarë të bëjë më shumë se protestat.
“Gjendja psikologjike e PS është shumë e rënduar, e dinë edhe vetë se çfarë i pret. Nuk frenohet puna e drejtësisë me kartona. Opozita nuk ka çfarë të bëjë më shumë se protesta. Të rinjtë e këtij vendi kërkojnë ndryshim në këtë qeveri. Nuk është ky realiteti që meritojmë”, shtoi ai.
Në fund të intervistës Hoxha komentoi edhe garën që do të zvillohet për kreun e PD-së.
“Çdo garë i bën mirë PD, PS demokracisë në tërësi. Nëse Berisha hyn në garë do të ketë mbështetje absoloute. Çdo lloj kandidati do ta kishte të vështirësi para Sali Berishës. Aty mund të aplikojnë 1000 kandidatë. Edhe Rama nesër po të bëjë garën brenda PS e fiton. Nuk qëndron këtu problemi i Shqipërisë, problemi i Shqipërisë çalon te besimi”, tha ai.
Komente












Nëse protesta qe e organizuar nga qytetarë të zakonshëm, ç'punë kishin aty Sali Berisha dhe deputetë të PD?
Përgjigju