Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, Prokuroria jep detajet për 7 pedagogët dhe sekserin: U morën si provë filmimet, procesverbali i lëndëve dhe u kontrolluan banesat

Korrupsioni në Universitetin e Elbasanit, Prokuroria jep detajet për 7 pedagogët dhe sekserin: U morën si provë filmimet, procesverbali i lëndëve dhe u kontrolluan banesat

Universiteti i Elbasanit 'Aleksandër Xhuvani'

Elbasan- Prokuroria e Elbasanit ka sqaruar sot detaje nga hetimi i skandalit të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, Fakulteti i Ciklit të Ulët, për të cilin u arrestuan 6 pedagogët dhe sekseri i dyshuar, që ishte bashkëshorti i një prej pedagogeve, teksa një tjetër është në kërkim.

Organi i akuzës sqaroi se më 1 nëntor ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “shpërdorimi detyrës” dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Denoncimi është bërë nga qytetari me inicialet A.Ll., ku referuar edhe transmetimit nga një emision televiziv, ishin dhënë shuma parash te i dyshuari si sekser Gazmend Hodaj, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës, në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.

Pasi ka marrë kallëzimin, Prokuroria ka zbarkuar në Universitet, ku janë administruar dhe këqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej qytetarit, por edhe janë pyetur personat që kishin dijeni.

“Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe në Fakultetit e Ciklit të Ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv”, bëri me dije organi i akuzës.

Gjithashtu më tej u administrua procesverbali në Sekretari për dokumentacionin për secilën nga lëndët mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zezonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).

“Në veprimet hetimore të kryera është krijuar dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova, se shtetasi G.H. ka konsumuar veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, ndërsa shtetasit M.H., F.T., B.G., A.Sh., Z.G., O.B., dhe E.G. kanë konsumuar veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal”, tha Prokuroria.

Gjykata ka dhënë më 1 nëntor masën “arrest me burg” për të 8 të dyshuarit dhe hetimi është ende aktiv.

Policia bën të ditur se gjatë operacionit “Teza” u arrestuan në flagrancë Monika Hodaj, pedagoge e lëndës ‘Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme’, Beatriçe Gani e lëndës ‘Të mësuarit nëpërmjet lojës’, Florinda Tarusha, e Filozofisë së edukimit, Adrian Shingjergji, pedagog i lëndës Edukimi motorrik, Ornela Bilali, pedagoge e ‘Artit dhe krijimtarise’ dhe Zyhra Gripshi, pedagoge e lëndës ‘Puna me familjen dhe komunitetin’. Pedagogia që ende nuk është arrestuar është Edlira Gugu, e lëndës "Letërsi për fëmijë".

Emrat e pedagogëve të pezulluar dhe të arrestuar 
1. Ornela Bilali, 50 vjeçe, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
2. Zyhra Gripshi, 37 vjeçe Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
3. Adrian Shingjergji, 61 vjeç,  Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
4. Beatriçe Gani,  58 vjeçe Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
5. Florinda Tarusha, 56 vjeçe, Lënda: Filozofi e edukimit.
6. Monika Hodaj, 49 vjeçe, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
 7. Gazmend Hodaj, 59 vjeç, sekser
Në kërkim
1. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Skandali i korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, Gjykata: Më 5 Nëntor vlerësimi i arrestit dhe i masave të sigurisë për 7 pedagogët dhe të dyshuarin si sekser!

1730384664_gjykataelbasan.jpg

Gjykata e Elbasanit cakton datën për masat ndaj pedagogëve

Pak pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, edhe Gjykata e Elbasanit ka reaguar në lidhje me operacionin e arrestimit të pedagogëve të akuzuar për korrupsion në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Fakulteti i Ciklit të Ulët.

Pas regjistrimit të çështjes dhe masave paraprake që janë dhënë, 8 ndalime me paraburgim, Gjykata njofton se vlerësimi i këtyre masave paraprake të vendosura do të bëhet në datën 5 nëntor (të martën”.

Deri tani ka 6 pedagogë të arrestuar, një të shpallur në kërkim dhe gjithashtu sekseri i dyshuar po në pranga. Ata u kallëzuan nga një qytetar për ryshfet me provimet e mbartura të një studente, duke i regjistruar. Prokuroria tha se sekuestroi edhe prova dhe ka dyshime të arsyeshme.

“Në lidhje me ngjarjen e datës 1.11.2024 të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u regjistrua procedimin penal 1362/2024 për veprat penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, “shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm sqaron gjithashtu se “caktoi seancën për "vleftësim arresti dhe caktim mase sigurie" për më datë 5 Nëntor 2024, ora 09:30”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lakja: 04/11/2024 14:59

    Me një ishrektor dhe zv/Rektor super te korruptuar, dallkauk, injorant dhe fshatar në kuptimin me te keq të kesaj fjale kuptohet që këtu do përfundonte ai universitet. Ishte krenaria e qytetit dhe u krijua nga qytetaria me e mirë e Elbasanit dhe vjen skender Topi , fshatar gjeldeti shumëshwkullor që ta shkatërroj përfundimisht, duke e kthyer në një qendër injorance dhe imoraliteti ku ai zhvillon perversitetin e tij

    Përgjigju
  • E DREJTA: 04/11/2024 09:18

    NE PRANGA LERINI KETO SHUSHUNJEZA...POR KJO ESHTE MAJA E AIZBERGUT. 99/100 E PEDAGOGEVE JANE SI KETO,TE KORRUPTUAR

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?