Korrupsioni, një betejë që duhet fituar

Korrupsioni, një betejë që duhet fituar

Foto ilustruese

Korrupsioni, ka 34 vjet që përshfaqet si një “virus” i rrezikshëm  dhe i pamposhtur për  Shqipërinë. Institucionet dhe qytetarët e këtij vendi, asnjëherë  më tepër se sot, nuk janë ndjerë më të rrezikuar, para kësaj të keqeje që ka prekur individin dhe  shtetin. Ky fenomen, ka kapluar shoqërinë e çdo shtrese. Por edhe pse luftohet ai sërish duket sikur “trashet” , ndaj duhet një betejë frontale për ta mposhtur këtë  fenomen kriminal. Korrupsioni është  gangrenë, nga e cila  degradon çdo shoqëri,  veçanarisht ajo shqiptare, postkomuniste.

Shqipëria ka strukturat të panumurta shtetërore  “Antikorrupsion”, dhe  po ndërmerr plane zbatuese shumë konkrete,  dhe strategji  kombëtare në luftë kundër kësaj të keqeje të madhe. Organet relevante për luftë ndaj krimit  dhe korrupsionit, (i klasifikuar ky i fundit si një  krim i veçantë)  po punojnë fort  ta fitojnë betejën kundër tij. Kur korrupsioni kthehet në sistem, (siç nisi të kthehet kur pushtetin e kishte PD)  atëherë situata komplikohet më shumë. Strukturat shtetërore  antikorrupsion kanë paraqitur para organeve të drejtësisë, shumë raste ku në afera korruptive, gjenden të përfshirë edhe njerëzit e politikës, të cilët sigurisht  pasurinë e krijuar e kanë të paligjshme, kur ajo nuk justifikohet me prova dhe fakte ligjore.

Korrupsioni tek ne, ka shtrirje në të gjitha sferat e jetës, dhe kjo e vështirëson luftën kundër tij. Korrupsioni nuk është diçka e thjeshtë, dhe shpesh ai paraqitet me elemente antiligjore dhe antishtetërore. Ligji duhet të veprojë shumë ashpër, kur mblidhen fakte se ka korrupsion në strukturat e larta, ose të mesme  të shtetit. Lufta kundër korrupsionit është edhe luftë kundër aparatit burokratik dhe oligarkik. Iniciativat e kryeministrit Rama lidhur me forcimin e luftës ndaj korrupsionit, kanë nisur të japin efekte të mira.

Në rast se dëshirojmë të kemi shoqëri të shëndoshë, duhet eliminuar korrupsioni, pasi  ai, ka mbërthyer organet shtetërore dhe veçanarisht politikanët. Lufta ndaj këtij fenomeni bëhet e shtrirë në të gjitha pushtetet, ku konstatohet dhe zbulohen fakte se ka korrupsion. Kur zyrtari apo titullari ka ndërgjegje të pastër, as nuk korruptohet dhe as nuk korrupton njeri. Por kjo qasje  pozitive sot mungon.

Mungon në të shumtën e rasteve, dhe ka krijuar  me shumicë  raste korrupsioni. Ka shumë organe shtetërore që janë angazhuar të  luftojnë korrupsionin, si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brëndshme, SPAK-u, etj, kurse përsa i përket  gjykatave, ato duhet të jenë  shumë transparente. Duhet të jenë të tilla pasi,  ato janë  më të  akuzuarat për korrupsion. “Korrupsioni është shkaku dhe pasoja e  krimit ekonomik”- u shpreh një prokuror në një studio televizive. Struktura të korruptuara kanë rezultuar deri lart, dhe kjo  ka  rritur luftën ndaj tij. Babëzia  për të qenë i pasur brënda 1 apo 2 vitesh, ka korruptuar shumë politikanë që  po mundohen të ruajnë pozicionet e tyre.

Ky  lloj “virusi” mposhtet  kur ndaj  tij,  shpallet  lufta frontale nga gjithë shteti dhe qytetarët. Në rastin e korrupsionit, Shqipëria  ka sot një front të përbashkët nga i cili mund të shpresojmë fitoren ndaj kësaj  të keqeje të madhe  e cila po gërryen themelet e institucioneve kushtetuese,duke rrezikuar zhvillimin normal të vendit dhe integrimin në BE.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital 

Aksident në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mjeti del nga rruga! Drejtuesi me fraktura përfundon në spital