Korrupsioni tek Policia Rrugore
pezullohet polici i "kapur mat"

Korrupsioni tek Policia Rrugore<br />pezullohet polici i
 TIRANE-  Pas investigimit të emisionit “Fiks Fare”, i cili bëri publik me zë dhe figurë skemën e korrupsionit në  komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Hysni Burgaj urdhëron pezullimin nga forcat e policisë të Agim Kamberit. 

Pezullimi i Kamberit, me gradën nën komisar, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë. Ndërkohë Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj Nënkomisar Agim Kamberit
.

"Nisur nga rasti i trajtuar në emsionin Fiks-Fare të televizionit Top-Channel, nga Departamenti për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithme të Policisë së Shtetit është marra masa e pezullimit nga detyra të Nënkomisar Agim Kamberi, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë."- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.


INVESTIGIMI I FIKS FARE
Ka mjaftuar një ankesë e një emigranti shqiptar në Itali, që emisioni investigativ “Fiks Fare” të zbulojë detaje të korrupsionit në Komisariatin e Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë. Gazetarët e këtij emisioni kanë ndjekur ankesën e një emigranti, që sapo ishte kthyer Shqipëri së bashku me familjen e tij për pushime. Ata kanë treguar sesi, pasi qytetari paguan paratë arrin të marrë dokumentat e automjetit. Emigrantit i ishin bllokuar dokumentet pa shkak në këmbim të rryshfetit.

BISEDA E EMIGRANTIT NË SPORTELIN E KOMISARIATIT TË POLICISË SË QARKULLIMIT RRUGOR

TIRANË
Qytetari–Dëgjo tani se s’kena bërë ndonjë faj o burrë, se do nisem për në Itali pasdite.
Polici 1 –Rrugë e mbarë, kudo që të vesh! Po unë tani....
Qytetari–Çfarë faj kemi bërë ne?
Polici 1–Unë e dorëzoj edhe.., kjo është puna ime sa ta dorëzoj.
 Polici–Tani muhabetet e tepërta janë fukarallik thotë populli.
Qytetari–A bukur!
 Polici –Ça është bërë është bërë, s’bëhet fjalë fare.
 Qytetari–Mirë mirë, hajt.
 Polici–E ka bërë procedurën.
Polici 1–Unë ta bëra procedurën dje në komisariat, gjobën e të gjitha. Edhe e refuzove, është puna jote është e drejta jote. Unë me ty e mbylla në momentin që nuk të çova në kallëzim.
Qytetari–Ne ta dhamë dokumentin, të lutem.
Polici 1–Tani përse ta kanë hequr dokumentin, ti e di vetë arsyen pse ta kanë hequr.
 Polici –Punonjësi i policisë të kërkon… dhe ti mbas kodit rrugor shqiptar je i detyruar t’i japësh...
Qytetari–Absolutisht.
Polici –Dokumentat.
Qytetari–Ja jap unë absolutisht.
Qytetarja–Ja dhamë dokumentat në dorë.
Qytetarja–Po si u bllokokan dokumentat thjesht për nji, për dritat.
 Polici 1–Nuk të bllokohen për dritat dokumentat, do kishe marrë një gjobë sa e thotë kodi rrugor, pesëmbëdhjetë-njëzetmijë lekë gjobë. Po të kishe paguar gjobën do ikshe, po po të kundërshtosh punonjësit e policisë rrugore.. Qytetari–Ej a s’je t’u na i dhënë (patentën) tani ju?
Polici1–Jo s’ta jap dot unë, se vendos unë.
Polici-Si jepet ajo (patenta)?! Është futur në sistem. Kjo këtu, kjo seria këtu është futur në sistem.
 Qytetari–Po. Polici–Dhe s’ka shanse me e bo. Polici–Është procedura.
Qytetarja–Çfarë duhet të bëjmë?
Polici–Do bëjm të pamundurën. ... Tani më dëgjo mua, unë do ta marr sot po e mori përsipër. Ore është problemi kështu edhe po qe se do të të falë për.. heqje të patentës, do të të kërkojë më shumë nga dora, jan’ shumë, jan’ shumë... 28 000 lekë, 30 000 lekë.
 Qytetari–Pa shife njiherë, ishalla.
 Polici–Të vejë ta dorëzojë njëherë atje ajo, të marrë numrin e protokollit edhe ta marrim neve.
Qytetari–Të falënderoj shumë!
Polici–Po është problemi që nuk bëjmë dot punë sot se jemi me vonesë. Këtë punë e mbarojmë nesër në mëngjes, nesër në orën 10 tek prefektura. Sepse është procedurë. Të gjitha patentat e huaja amerikane, jashtë ku#xdcbf; rit mer polici vendos gjobën në vënd, bën procedurën e dërgon në prefekturë dhe prefektura vendos.
 Qytetari–Po ne ta lamë ty.
 Polici–Po mirë tani e di unë.

PAS BISEDËS NË SPORTEL, EFEKTIVI I POLICISË E TAKON EMIGRANTIN NË LOKALIN PRANË KOMISARIATIT

Polici–Tani me dy llafe të thashë, do t’i nis në prefekturë, këto nisen nesër. Sot nuk nisen.
 Qytetari–Po. Polici-Se me ç’dëgjova unë qenka me lejë ai. Do i nisim nesër atje. Më dëgjo mua, kam oficer tridhjetë vjet. Policët duhet ta gjenin shumë shpejt muhabetin aty. Edhe juve s’duhet nxituar edhe ata s’duhet të ishin nxituar. Tani stresi, shko atje hajde këtu, për çfarë, për hiçgjë.
 Qytetari–Si do i’a bëjmë? Sa lekë do ai që të...
Polici–Tani më dëgjo mua, nuk kam ardh’ për pazare kam ardh për burrëri. Unë do t’i bëj dokumentat shpejt.
Qytetari–Po.
Polici–I çoj në polici tani, i #xdcbf; rmosin atje, i #xdcbf; rmosin në prefekturë, i futim në sistem, do bëhet shkresa. Do t’ia nis prefekturës nesër në mëngjes me zarf. Po deshe ta jap dhe doraz. Të ta jap doraz ta çosh në prefekturë dhe në prefekturë unë do të marr në telefon dikë e t’i them ai është miku im. Jepja patentën. Jo patentën, po siç do niset patenta me zarf do vijë këtu. Këtu do ta jap me... Kjo shkresë niset këtu, vjen përgjigjia nga prefektura. Unë do t’i them.. a kupton, e të fala. Ver një gjobë simbolike se gjobën e ke nga 100 deri në 800 euro, ta dish.
 Qytetarja–Po po, po e lexoj. E lexova.
 Polici–Ai mund ta lejë dyqind mijë. Ai mund ta lejë dyqind thashë, mund ta lejë treqind, mund ta lejë njëqind sa është. Varet nga ata. Ky është muhabeti im në mënyrë miqësore dhe shoqërore.
Qytetarja–Ta dimë dhe ne se sa pak a shumë. Polici–Ça të them unë tani, unë i thashë edhe këtij, u ula për burrëri dhe për miqësi. Meqë komunikuam, ti je familjar. Ti them x-it atje me një fjalë që të vejë gjobën, të mos dënojë, jo t’i mbash të dyja se i merr të dyja. Ke ...
Qytetarja–Gjobën edhe dënimin.
Polici–Bravo! Ke dhe gjobën nga njëqind deri në katërqind mijë lekë, ke dhe dënimin nga gjashtë muaj, minimalja heqje patente deri dy vjet. Tani do të të them këtë po të mos dënohesh sepse po u dënove ajo kartela jote do t’i vejë ministrisë transporteve dhe italiane.
 Qytetarja–Po. Edhe një gjë tjetër, më fal se po ta them. Tani, ç’kanë që të bëjnë gjithë këtë nam vetëm për një thjesht, nji mosmarrveshje që ne ia dhamë në dorë, të na sorrollasin ne ato, gjithë këto procedura. A është e drejtë kjo gjë?
 Polici–Për mua s’është e drejtë nuk është as e arsyeshme.
 Qytetarja–Kjo nuk është diçka që ne nuk u ndaluam dhe nuk u dhamë dokumentat?
 Polici–Bile e di çfarë më thanë ata tani mua, të dy ata?
 Qytetarja–Po.
Polici-Ajo femra tha... nga goja.
Qytetarja–Po sepse i mori dokumentat.
Polici–Po në rast se ju kanë kërkuar një pesëmijë lekëshe, jazëk ju qoftë. As gjobë nuk do kishit marrë. Mbas 15 shtatorit këta do marrin lekë, nuk ka shance. Ose do vijë ky apo t’i do futesh me rrip, pa rrip në Shqipëri. Dëgjoni Edi Ramën ç’farë ka thënë, për tre muaj, normale. Policit nuk i kërkon llogari kush tani, më kupton dhe më mirë thotë po marrë një pesë mijë lekësh tani.
 Qytetari–Si do bëjm tani ? Si do e marrë atë.....
 Polici–Do marrësh një gjobë vetëm për dritat. Për shkeljen që ka bërë.
Qytetarja–Vetëm për këtë shkelje asgjë tjetër... Ne nuk është se nuk ndaluam.
Qytetari–Vetëm që nuk kishim ndezur dritat.
 Polici–Do ishte njëqind herë më mirë të kishit gjetur gjuhën e përbashkët.
 Qytetarja–Ne nuk është se nuk i dhamë dokumentin, se aty e ka bërë për shkelje dokumenti, dokumentin ia dhamë vetë ne. Ai u largu me dokumenta.
Polici–Qartë. Shiko! Kodi rrugor është sikurse e ka Italia. Kodi rrugor i joni është marrë nga shtetet europiane. Dhe thotë, drejtuesi i mjetit është i detyruar të dorëzoj dokumentat, të mos lëviz fare nga timoni. Në Shqipëri të ndal ai, dhe del drejtuesi i mjetit. E ka fajin policia e ka fajin qytetari këto muhabete ikën. Tani unë pa universitet i kam dhe ata punonjësit e policisë, ata ndoshta janë gabim e kupton nuk ju ka punuar llogjika. Po edhe ju jeni të nxituar, nuk keni gjetur gjuhën e përbashkët. Problemi është të bëjmë më të mirën dhe më të mundshmen, sa më shpejtë.
Qytetari–Unë sot mbasdite iki në Itali.
 Polici–Do bëhet procedurë se e kanë futur që dje në sistem.
Qytetari–Po si t’ja bëjmë?
Polici–Po u fut në sistem nuk ka shanse me e heq njeri. Po qe se nuk e kishte mbushur që dje atëherë e dija unë se ç’bëja unë pastaj.
 Qytetari–Në çfarë ore takohemi nesër? Polici–Hajde në orën 9.00.
 Qytetari–Tani përfito nga rasti, lekët do t’i jap unë, bëje si për djalin tënd.
 Polici–Unë nuk e dua pesëmije lekëshin tuaj. Unë e marrë kafen time tek një firmë ndërtimi, tek një biznesmen.
Qytetari-Tani edhe njëherë të lutem duhet të jem nis që në mëngjes sot unë.
Polici–Tani më dëgjo mua, unë do ta marr sot po e mori përsipër. Ore është problemi kështu edhe po qe se do të të falë për.. heqje të patentës, do të të kërkojë më shumë nga dora, jan’ shumë, jan’ shumë... 28 000 lekë, 30 000 lekë.
Qytetari-Hajt mo dyqind mijë lek,.. janë shumë more burrë..
 Polici–Jo më kupton nuk ta bëra.. Për ty, për ty o, për ty, jo për mua.
Qytetari–Po sa pra? Polici–(shfryn, merr dikë në telefon). Hë mo çfarë bën? Do vish lart o? E mo do të iki ky në Burrel se nesër i ka kalamajtë, edhe do të iki në Itali, d.m.th i ka prerë dhe biletat e tragetit. Ë? Po po, po dakort. E lam për nesër.
 Polici–Më dëgjo mua çfarë po të them, keni për të ikur sot. Unë do t’ju marr në telefon nesër në mëngjes do t’ju them, merrni kalmajtë edhe hajdeni këtu 2 minuta për të marrë atë (patentën). Nuk është ai sot, si procedurë do jetë ai se nuk bën. Po vij se nuk bën, nuk jepet kështu. Vete në burg tjetri për patentën tënde. Ai thotë hajde këtu, patenten... Ai nuk thotë i ke marrë 100 000–200 000 lekë, i ke marrë, i ke marrë 1 milion 2 milion lekë e ja ke dhënë, duke menduar se ti je jashtë. Ik sonte e të marë unë në telefon, hajdeni merreni. Ju marr unë në telefon dhe kur të vini e keni gati.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca