Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për dy ish-zyrtarët e rrugëve Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

Report Tv ka mësuar se masat për ish-zyrtarët e rrugëve dhe 9 të pandehurit e tjerë mes tyre dhe 3 biznesmenët e proceduar për vjedhjen e 5 miliardë lekëve me tenderin e rrugës Elbasan-Gjinar do të zhvillohet të dielën në ora 10:30.

Dashamir Xhika dhe Andi Toma u arrestuan dy ditë më parë ndërsa shkak u bë një hetim i Prokurorisë së Elbasanit me dyshimet për vjedhje me pasoja të rënda dhe shpërdorim detyre.

Gjatë kontrollit në banesë hetuesit mundën të gjejnë në bodrumin e vilës së Xhikës edhe 80 dosje tenderash me dokumente origjinale.

d.c./shqiptarja.com