Kosi, gjiza dhe hirra të mira për një
trup të shëndetshëm dhe në formë

Kosi, gjiza dhe hirra të mira për një<br />trup të shëndetshëm dhe në formë<br>
Një studim i kohëve të fundit ka arritur në konkluzionin se produktet e bulmetit siç janë djathi, kosi, qumështi e në veçanti hirra, janë të mira për një trup në formë. Këto produkte përmbajnë një proteinë shumë të rëndësishme për mbajtjen e trupit në formë. Kjo proteinë është e dobishme edhe për mbajtjen e sheqerit në gjak në nivele të qëndrueshme dhe për menaxhimin e diabetit.

Sipas ekspertëve, të nisësh ditën me proteinën e hirrës, është shumë e mirë për shëndetin se sa të hani një mëngjes të pasur me karbohidrate. Këtë proteinë mund ta blini edhe në formë pluhuri. Strategjia më e mirë për të pasur një trup në formë është që të hani një mëngjes me shumë proteina dhe kalori, një drekë mesatare dhe një darkë të vogël. Por një mëngjes i mirë varet nga cilësia e proteinës dhe burimi i saj.

Proteina e hirrës në formë pluhuri arrin të ngopë më shpejt dhe më gjatë se ushqimet e tjera me proteinë siç janë veza, soja apo peshku ton që rrisin nivelet e sheqerit në gjak. Të dhënat e studimit 23 mujor, treguan se njerëzit që hanë proteinën e produkteve të bulmetit në mëngjes ndihen më të ngopur gjatë ditës. Për më tepër ata nuk preken nga sulmet e shpeshta të urisë.

Kjo proteinë që gjendet me shumicë tek hirra, nënshtron dhe mposht hormonin e urisë. Kosi, Gjiza dhe Hirra Për Mëngjes. Produktet e bulmetit dhe sidomos kosi janë shumë të rekomandueshme për tu konsumuar në mëngjes. Kosi është i pasur me kalçium, probiotikë  dhe shumë proteina.

Gjiza është një tjetër produkt bulmeti i pasur me vlera që duhet konsumuar në mëngjes. Ajo përmban shumë proteina që përshpejtojnë metabolizmin dhe zbusin hormonin e urisë. Hirra nga ana tjetër është gjithashtu e rekomandueshme për një ushqyerje të shëndetshme me proteina.

Sipas burimet e AgroWeb.org, hirra përmban 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B dhe aminoacide. Ajo është e pasur edhe me enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Kjo përmbajtje e ka bërë hirrën të krahasueshme me qumështin e gjirit.

Hirra ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.

Përgatitja në shtëpi

Zieni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.

Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu.

Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm./AgroWeb.org

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!