Kosla, qofte me miell misri në tavë kosi
Përbërësit:
Për kokrrat:
- 2 gota miell misri
- 4 kokrra vezë
- 1 qepë e thatë
- Kripë, piper i zi
- Kopër
- Gjalpë për skuqje
Për lëngun:
- 1 kg kos
- 2 të verdha vezësh të freskëta
- 1 lugë miell
- 1 filxhan vaj ulliri
- 3 lugë gjalpë të tretur
- 4 thelpinj hudhër
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Në fillim vendosim miellin në tavolinën e punës. Grijmë qepën në rende. Në një tas rrahim vezët dhe shtojmë aty qepën e grirë, kripën dhe i përziejmë mirë. Po aty shtojmë dhe koprën të grirë hollë. Hapim një gropë në mes të miellit dhe hedhim masën e vezëve me qepët dhe erëzat. Na krijohet një brumë i fortë që nuk ngjit në duar. Marrim nga një lugë gjelle nga brumi dhe krijojmë topa (më të mëdha se një kokërr arrë). I skuqim në gjalpë. Në një tigan zverdhim miellin me 1 lugë gjalpë të tretur. Gjithmonë raporti i gjalpit me miellin kur e skuqim duhet të jetë 1 me 1. Përziejmë kosin në një tas. Shtojmë të verdhat e vezëve të rrahura më parë dhe i përziejmë mirë bashkë. Më pas miellin e skuqur me gjalpë të holluar me pak ujë që të mos na bëhet kokrra kokrra. Në fund shtojmë hudhrat të cilat i kemi shtypur në havan me pak kripë. Masën e përtuar e hedhim në një tepsi ku brenda kemi vendosur kokrrat e skuqura në gjalpë. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Kur nxirret nga furra, në pjatë i hidhet piper i zi apo i kuq sipas dëshirës.