Kosovë, disa rezoluta te Kuvendit
nuk zbatohen nga Ekzekutivi 

Kosovë, disa rezoluta te Kuvendit<br />nuk zbatohen nga Ekzekutivi 
KOSOVË-Me gjithë vendimet që marrin deputetet në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi i këtij vendi shumë llojësh nuk i ka respetuar ende.

Në këtë legjislaturë janë miratuar 7 rezoluta, ndërsa dy projektrezoluta të tjera kanë mbetur për votim nga seanca plenare e 19 janarit 2017, por pjesa më e madhe e këtyre nuk janë zbatuar nga Qeveria e Kosovës.

Në mesin e rezolutave të cilat nuk po zbatohen janë: Rezoluta për të Pagjeturit, pastaj ajo për Negociatat, për EULEX-in, si dhe rezoluta e fundit e cila kërkon që muri ilegal në veri të Ibrit të rrënohet gjatë muajit janar të këtij viti.

Përderisa opozita në Kosovë ka reaguar ndaj praktikshmërisë për mos respektimin e rezolutave nga Qeveria, këta të fundit, nuk janë shprehur ende për këtë çështje.

Mësohet se deputetët e shumicës parlamentare për shkak të “nënshtrimit” ndaj shefave të tyre po pamundësojnë kontrollin e Kuvendit ndaj punës së Qeverisë.

Redaksia Online
Z.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)

Berat/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me ullishte në fshatin Sinjë (VIDEO)