Pavarësisht paralajmërimeve për zvogëlim të stafit, EULEX-it do t`i zgjatet mandati edhe për dy vjet. 
Kështu ka deklaruar komandanti për Operacione Civile të BE-së, Hansjoerg Haber. Zyrtarë të lartë evropianë kanë thënë se ky reduktim do të ndodhë vetëm në polici dhe dogana, në stafin vendor dhe ndërkombëtar. 
Ndërkaq, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, tha se Kosova ka arritur progres të rëndësishëm, ndërsa zgjedhjet e mundshme lokale serbe në Kosovë, do të ishin të paligjshme për BE-në. 
/rg/shqiptarja.com/