Kosovë, filmi nga Serbia merr
çmimin ballkanik në "DokuFest"

Kosovë, filmi nga Serbia merr<br />çmimin ballkanik në "DokuFest"
Filmi dokumentar serb “Ja kad sam bila klinac, bila sam klinka” (Kur kam qenë fëmijë, kam qenë fëmijë) është zgjedhur filmi më i mirë ballkanik në DokuFest – festivalin ndërkombëtar të filmave dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër që mbahet vit për vit në Prizren.

Gordana Mitroviq, protagoniste në film, thotë se nuk e ka pritur këtë çmim.

“Sinqerisht jo. Jam tejet e kënaqur, aq më tepër që ka ndodhur këtu në Prizren. Po shembim barrierat e dallimeve”, ka thënë Mitroviq për Radio Kosovën 2.

Regjisorja e filmit, Ivana Todoroviq, ka thënë se DokuFest-i është shumë i rëndësishëm për çdo regjisor të filmit dokumentar.

“DokuFest është njëri prej 25 festivaleve më të mira në botë sipas revistës Filmmaker. Është shumë i njohur”, ka thënë ajo.

Në DokuFest-in e sivjetmë janë shfaqur 106 filma konkurrues në shtatë kategori. Nga data 17 deri më 25 gusht, festivalin e kanë vizituar rreth 9,500 vizitorë.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024