PRISHTINE - Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito, mori sot pjesë në forumin "Java e Gruas" në Kosovë, ku tha se inovacioni duhet të vendoset në qendër të zhvillimit të gruas.
Teksa vlerësoi rolin në rritje të gruas në politikën e dy vendeve duke marrë shembullin e qeverisë shqiptare me 30% femra, si dhe atë të Kosovës me në krye presidenten Jahjaga, shtoi se një pjesë e madhe e femrave në shoqërinë shqiptare ka akses të ulët në informacion pasi jeton në zona rurale
“Qeveria shqiptare është e vendosur për të investuar në këtë pjesë të shoqërisë duke pasur si objektiv kryesor fuqizimin e gruas. Një sërë iniciativash në bujqësi, turizëm, artizanat janë duke u ndërmarrë në zona të ndryshme të vendit me qëllim promovimin e tyre në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.” tha në fjalën e saj ministrja Harito.
Ministrja për Inovacionin tha se qeveria shqiptare është e vendosur të shtojë aksesin e vajzave në informacion përmes teknologjisë. Harito tha se një nga masat për tja arritur është pajisja e të gjitha shkollave të mesme të Shqiperisë me tableta, falë projektit qeveritar ‘E-learning’.
Gjithashtu Harito theksoi se shtimi i shërbimeve elektronike qeveritare do të nxisë pjesëmarrjen e qytetarëve në politik bërje. Ministrja Harito theksoi në mbyllje se “inovacioni duhet të vendoset në qendër të zhvillimit të shoqërisë sonë, pasi është rruga më e shpejtë për të sjellur progresin dhe rritur mirëqenien e saj.”
Në forumin "Java e Gruas", të organizuar në ambientet e Qendrës së Inovacionit në Kosovë ishin të pranishme edhe Ministrja e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku, si dhe Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Donika Kadaj-Bujupi
Redaksia Online
(e.c/shqiptara.com)
/Shqiptarja.com