Kosovë, Hoxhaj kërkon intensifikim
të bashkëpunimit me Sllovakinë

Kosovë, Hoxhaj kërkon intensifikim<br />të bashkëpunimit me Sllovakinë
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të premten në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë, Henrik Markus.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj dhe Markus kanë biseduar për bashkëpunimin reciprok dhe koordinimin në çështje të rëndësishme, përfshirë edhe axhendën gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Diskutimet u fokusuan edhe në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, zgjedhjet e 3 Nëntorit, negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë në fusha të interesit të përbashkët.

Ministri Hoxhaj e informoi Markus për progresin e Kosovës rreth njohjeve ndërkombëtare, si dhe avancimin e relacioneve me shtetet e BE-së që ende nuk e kanë marr vendimin për njohjen e Kosovës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi domosdoshmërinë që ndërmjet Kosovës dhe Sllovakisë të ekzistojë një frymë më e afërt e bashkëpunimit reciprok si dy vende evropiane që ndajnë vlera të përbashkëta.

Ministri Hoxhaj ritheksoi nevojën e një vendimi afirmativ të Sllovakisë ndaj Kosovës dhe kërkoi që ekspertiza e Sllovakisë rreth procesit të integrimit euroatlantik të bartet edhe në Kosovë.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024