Kosovë, Hoxhaj: Lista e vetme
serbe për zgjedhjet, jodemokratike

PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb, idenë e Beogradit, që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, me një listë të vetme.

Ministri Hoxhaj, përmes rrjetit social "Twitter", ka deklaruar se “ideja që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 Nëntorit me një listë të vetme, është jodemokratike dhe kundër interesave të komunitetit serb”.

Reagimi i ministrit Hoxhaj, ka pasuar kundërshtimin e një ideje të tillë edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Sllobodan Petroviç, i cili ka thënë se nuk sheh ndonjë arsye për ndonjë listë shtetërore dhe paraqitje të përbashkët të serbëve në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë.

Petroviç ka theksuar se nuk ka ndonjë arsye për një listë të përbashkët dhe për një fshehje prapa unitetit kombëtar, nëse në zgjedhjet lokale nëpër komunat me shumicë serbe partitë serbe garojnë mes vete.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë