Kosovë, Jahjaga: Zgjedhjet në veri
në interes të gjithë qytetarëve
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se organizimi i zgjedhjeve të tre nëntorit në gjithë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe veriu e Mitrovicës, është në interes të të gjithë qytetarëve.
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar se organizimi i zgjedhjeve të tre nëntorit në gjithë territorin e Kosovës duke përfshirë edhe veriu e Mitrovicës, është në interes të të gjithë qytetarëve e sidomos të komunitetit serb i cili jeton në veri të Mitrovicës.
Jahjaga ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje do iu garanton atyre që përmes përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe legjitim t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre që janë parashikuar në Kushtetutën dhe me Ligjet e vendit.
Gjithashtu, ajo ka thënë se e rëndësishme është të ketë zgjedhje demokratike dhe të ketë një numër sa më të madh të qytetarëve që do të marrin pjesë në zgjedhje.
“Pa dashur të paragjykoj të gjithë qytetarët e sidomos ata të komunitetit serb që jetojnë në këtë pjesë të Mitrovicës dëshirojnë të kenë një jetë normale, një jetë më të sigurt, dhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhje ju garanton dhe do të ju jap mundësinë që përmes përfaqësuesve të tyre legal dhe legjitim do të mund t’i realizojnë të gjitha të drejtat e tyre që janë paraparë në Kushtetutën dhe me Ligjet e vendit. Për ne është e rëndësishme të kemi zgjedhje të lira, demokratike që të kemi një numër sa më të madh të qytetarëve që të participojnë në procesin e zgjedhjeve që është e drejt elementare dhe ky është provimi më i madh i demokracisë së një shteti”, ka thënë Jahjaga.
Jahjaga ka deklaruar se e rëndësishme është që Kosova dhe Serbia të krijojnë raporte miqësore dhe të realizohet me sukses marrëveshja e 19 prillit, marrëveshje kjo e cila deri më tani është duke ecur mirë.
Ajo theksoi se procesi i dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është një ndër alternativat e vetme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si proces që nuk ka alternativë tjetër, nëse dëshirojnë integrim në BE.
Marrë nga "RTK"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 897
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39