Kosovë, Krasniqi: Ligji për Amnisti
u procedua sipas Kushtetutës

PRISHTINE- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përjashtuar çdo mundësi që organi të cilin ai e drejton ka vepruar jashtë normave kushtetuese kur e ka proceduar në Presidencë Ligjin për Amnisti.

Krasniqi ka theksuar se ky ligj është proceduar në zyrën e Presidentes, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, e jo me Rregullore të punës së Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, sipas tij, nuk përbën kurrfarë akti detyrues për Kuvendin.

“Kuvendi ka vepruar ashtu siç shkruan në Kushtetutë. Dhe aty thuhet qartë se brenda tetë ditësh i dërgohet presidentes për nënshkrim. Administrata e Kuvendit dhe unë detyrën e kemi kryer ashtu siç është e paraparë në Kushtetutë. Megjithatë dikush ka thënë që dita që miratohet është dita zero dhe numërimi i afatit tetëditësh fillon nga e nesërmja, mirëpo kjo nuk qëndron pasi Kushtetuta nuk e thotë këtë”, ka thënë Krasniqi për Tribunën.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO