PRISHTINË, 16 Dhjetor /ATSH/.-Kryeministri i qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, me rastin e zgjedhjes Kryeministër i Republikës së Kosovës.
"Dëshiroj që në emrin tim dhe në emër të qeverisë së Republikës së Kroacisë, t'ju shpreh urimet e sinqerta me rastin e marrjes së detyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, duke iu dëshiruar shumë suksese gjatë ushtrimit të kësaj detyre të përgjegjshme dhe të rëndësishme", thuhet në telegramin e urimit të Kryeministrit Milanoviç.
"Jam i bindur që emërimi juaj do të kontribuojë në zhvillimin dhe në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kroacisë dhe Kosovës. Gjithashtu , dua të theksoj mbështetjen personale dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kroacisë për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm të dy vendeve tona në të gjitha fushat me interes të përbashkët", shtohet në urim.
"Kam kënaqësinë e veçantë të shpreh mbështetjen e plotë të Republikës së Kroacisë për integrimet euroatlantike të Republikës së Kosovës dhe të përshëndes përparimin që keni arritur në këtë rrugë", përfundon telegrami i urimit të Kryeministrit Milanovic dërguar Kryeminsitrit Mustafa.
Kryeministri Mustafa, pranoi gjithashtu një telegram urimi nga ambasadori i Shtetit të Izraelit në Beograd, Yossef Levy, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeminsitrit të Kosovës.
"Kam besim të plotë se qeveria e re e Kosovës do t'i vazhdoj me sukses integrimet Evropiane dhe Euro-Atlantike, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Duke shpresuar se do të kem rastin të takohem me Ju së shpejti, gjatë vizitës në Prishtinë, Ju dëshiroj të gjitha të mirat", përfundon telegramin e tij, ambasadori Levy, i cituar në njoftimin dërguar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë kosovare./b.j/k.s/
/Shqiptarja.com