Kosovë, kthehen 110 emigrantë
që ndodheshin në Hungari

Kosovë, kthehen 110 emigrantë<br />që ndodheshin në Hungari
PRISHTINE- Nga Hungaria sot është kthyer kontingjenti i parë i qytetarëve të Kosovës, të cilët ishin zënë nga autoritetet hungareze në përpjekje për të ikur drejt vendeve tjera perëndimore. Të riatdhesuarit tregojnë për kushtet e vështira që kanë kaluar në kampet e azilkërkuesve në Hungari. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla,i kanë pritur në aeroport të riatdhesuarit, duke theksuar se koha e azilit ka përfunduar për qytetarët nga Kosova.

Shumica nga kontingjenti i parë i të riatdhesuarve, ishin të rinj të moshës nga 20 deri në 30 vjeç, gra e fëmijë. Në mesin e tyre, ishte edhe Astriti nga Ferizaj, i cili me të zbritur nga aeroplani tregoi për gjendjen e qytetarëve kosovarë që kanë kaluar dhe po kalojnë në kampet e azilkërkuesve në Hungari.

“Kemi qenë në Kiskunhalas në Hungari dhe atje i kemi kaluar ditët e mjerimit. Ujë të bojlerit kemi pi. Edhe shumë shqiptarë kanë mbetur atje ndoshta edhe 500 apo 600. ka edhe fëmijë të vogël një vit e gjysmë që as qumësht nuk kanë me pi, sallame të kalbur po iu japin. Ne jemi ikë nga Kosova sepse këtu nuk ka punë”, tha ai.

Në pritje të tyre kishte dalë edhe ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla. Në një konferencë për media, ministri Rexhepi theksoi se koha e azilit ka përfunduar dhe Kosova në shumicën e shteteve të BE është në listën e bardhë. Por, trendin e fundit të emigrimit të kosovarëve, Bajrami e sheh edhe si rezultat i marrëveshjes me Serbinë për lëvizje të lirë.

“Përveç të mirave që ka marrëveshja me Serbinë për lëvizje të lirë, anën e keqe të saj e ka për arsye se tash qytetarët lëvizin legalisht nëpër territor të Serbisë, vetëm me letërnjoftime. Po ashtu paguaj një çmim minimal të transportit, 35 euro deri në Suboticë prandaj sivjet gjashtëmujori i parë i këtij viti ishte më kritik”.

Në anën tjetër, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla, tha se baza për dhënien e azilit për qytetarët e Kosovës nuk ekziston më.

“Këtu nuk ka luftë, nuk ka shkelje masive të të drejtave të njeriut kështu që në asnjë rast nuk është dhënë azili. Hungaria përpiqet që t`iu ofroj sa më shumë këtyre njerëzve që kanë hyrë ilegalisht dhe kanë shkel ligjet e Hungarisë dhe këto çmime i paguajnë taksapaguesit hungarezë”.

Përderisa Kosova përpiqet që t`i përmbushë kriteret e caktuara nga BE-ja për liberalizim të vizave, konsiderohet se numri i madh i azilkërkuesve është armiku më i madh i këtij procesi. Ministri Bajram Rexhepi, u bëri thirrje qytetarët që të mos bien pre e grupeve të caktuara të krimit të krimit të organizuar, të cilët abuzojnë dhe e keqpërdorin gjendjen e tyre sociale të tyre.

Vetëm gjatë këtij viti, konsiderohet se në Hungari kanë kërkuar azil mbi 5 mijë qytetarë, 2 mijë në Francë, por edhe në vende tjera të BE-së. Ndërkohë qeveria ka shprehur përkushtimin e saj në luftimin e krimit të organizuar dhe si rezultat ditët e fundit janë arrestuar tetë persona.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024