Kosovë, Kuvendit i procedohet për
Ratifikim marrëveshja me Serbinë

Kosovë, Kuvendit i procedohet për<br />
Ratifikim marrëveshja me Serbinë
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës do t’i procedojë për ratifikim Kuvendit, marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
 
Këtë e ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” këshilltari i parë politik i kryeministrit të Kosovës, Bekim Çollaku.
 
Ai ka thënë se “Kuvendit do t’i procedohet kërkesa për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje e cila përbëhet nga dy anekse, atë për marrëveshjen e 19 prillit dhe planin e zbatimit të datës 22 maj”.
 
Ndërkohë, në Kuvendin e Kosovës, te disa subjekte politike, kishte edhe një lloj konfuzioni.
 
Kryetari i Legjislativit, Jakup Krasniqi, ka thënë se “procedurat janë të qarta për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve që në numra nënkupton 80 vota pro.
 
Krasniqi edhe këtë herë ka shprehur dyshime nëse Serbia do ta zbatojë marrëveshjen, duke rikujtuar se ky vend asnjëherë nuk ka zbatuar ndonjë marrëveshje me Kosovën.
 
Marrëveshja dhe plani i zbatimit kanë marrë mbështetjen edhe nga qeveria në Beograd, ndonëse atje mbetet të shihet nëse e njëjta do të procedohet në parlament si tërësi për ratifikim marrë parasysh pozicionin Serbisë e cila nuk e njeh Kosovën si shtet andaj varet se si do ta interpreton marrëveshjen e arritur.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan