Kosovë, lihet në heshtje
ndërtimi i hidrocentralit në Zhu

Kosovë, lihet në heshtje<br />ndërtimi i hidrocentralit në Zhu
KOSOVE - Projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit nuk po tërheq investitorë seriozë për ndërtimin e tij. Në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik bëjnë të ditur se për zhvillimin e hidrocentralit të Zhurit nevojitet një studim ekonomik, financiar dhe ekologjik. Kurse, deri tani, sipas tyre është bërë vetëm studimi teknik, sepse kanë munguar financimet shtesë dhe koha.

Ky projekt nuk është hequr nga prioriteti, por për momentin janë shfaqur pengesa objektive. Pengesat e zhvillimit të këtij projekti sipas MZHE-së, janë “studimet, gatishmëria e investitorëve për të bërë investime, kriza financiare botërore si dhe zhvillimet tjera në sektorin e energjisë, jo vetëm në Kosovë por edhe rajon.

Të gjithë këto reflektojnë në përcaktimin e dinamikës së realizimit të projekteve të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë edhe hidrocentralin e Zhurit”. Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se qeveria e Kosovës sa i përket energjetikes, ka dështuar në çdo pikëpamje. Ndërtimi i HEC-it do të krijonte probleme për rezervat hidrike të HEC-eve në Shqipëri, por kryeministri në ikje Berisha kishte dhënë OK e vet.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët