Kosovë, mbërrijnë 250 ushtarake
shtesë nga Gjermania

Kosovë, mbërrijnë 250 ushtarake <br />shtesë nga Gjermania
KOSOVE-Mbërrin në Prishtinë kontigjenti iparë prej 250 ushtarësh gjermanë, pjesë e batalionit rezervë të KFOR-it. Ky kontigjent ka mbërritur pasditen e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kurse 450 ushtarë pritet të arrijnë në Kosovë në ditët në vijim.

Ditë më parë, komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës kishte deklaruar se rreth 700 pjesëtar të KFOR-it gjerman dhe austriak, këto ditë do të zbarkojnë në Kosovë, dhe nga kjo shifër e paralajmëruar, tashmë kanë arritur 250 ushtarë në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga Mark Stubler nga zyra për informim e KFOR-it, i cili nuk ka saktësuar kohën dhe vendin e qëndrimit të ushtarëve në Kosovë, duke thënë se kjo është pjesë e çështjeve operacioneve të KFOR-it.

Deri të premte, pritet që KFOR-it t’i bashkohen edhe 450 trupa shtesë të batalionit rezervë, me ushtarë gjermanë dhe austriakë.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore