Kosovë, MPJ beson në pafajësinë
e ambasadorit Selimi

Kosovë, MPJ beson në pafajësinë<br />
e ambasadorit Selimi
PRISHTINE- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës përmes një komunikate për media shprehet e shqetësuar për zhvillimet e fundit lidhur me akt-akuzat për krime lufte ndaj ish-komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, duke përfshirë ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi.
 
"Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës beson në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë e cila mundësoi që Kosova të fitojë lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n", thuhet në njoftim.
 
Në njoftim thuhet se MPJ e Kosovës mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it, dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime.
 
"MPJ beson fuqishëm në pafajësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, i cili pas luftës, në vazhdimësi ka qenë figurë qendrore e bashkëpunimit të fuqishëm me KFOR-in, personaliteti, përkushtimi dhe aftësitë e të cilit, kanë bërë që ai të emërohet komandant i TMK-së, e më pas edhe i FSK-së", thuhet në njoftim.
 
Gykata e Apelit ka vendosur në orët e para të së shtunës,  masën “arrest shtëpie’ prej 30 ditësh për të shtatë të arrestuarit, nën dyshimet se kanë kryer krime lufte, gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
 
Në mesin e të dyshuarve për krime lufte është edhe kryetari aktual i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi,  Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi  e Avni Zabeli.

Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm