Kosovë, në zgjedhjet lokale
ndryshon numri i mandateve
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, një kërkesë ku shpjegohet se ndryshimet do të bëhen në bazë të vlerësimi të numrit të popullsisë në komunat veriore.
PRISHTINË - Në zgjedhjet e 3 nëntorit do të ketë ndryshim të numrit të mandateve në disa komuna në Kosovë. Disa prej tyre në pjesën jugore do të ketë numër më të vogël të anëtarëve, në ato veriore do të ketë rritje të numrit të mandateve.
Kjo vjen pas një shkrese që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ia ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kërkesë kjo, që pretendohet se është bërë në bazë të vlerësimi të numrit të popullsisë në komunat veriore.
Kështu, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica Veriore do të kenë numër më të madh të asamblistëve, pas verdiktit të zgjedhjeve. Mirëpo, në kërkesën e MAPL-së, ka shpërputhje të shifrave me Agjencinë e Statistikave të Kosovës, vlerësojnë përfaqësues të institutit GAP. Por, zyrtarë të MAPL-së thonë se këto shifra janë marrë nga Agjencia e Statistikave dhe vlerësojnë numrin e popullsisë së atyre pjesëve.
Sipas sekretarit të kësaj ministrie, Besnik Osmani, nuk bëhet fjalë për rritje të qëllimshme të numrit të popullsisë së asaj pjese. Mirëpo dallojnë të dhënat e MAPL-së dhe të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Sipas ASK-së në Komunën e Leposaviqit jetojnë 13.682 banorë, ky numër, sipas MAPL-së, është 19 mijë. Në Zubin Potok, sipas ASK-së, janë 6,592 banorë, kurse sipas MAPL-së, 15 mijë.
Njësoj ndodh edhe me Zveçanin dhe pjesën veriore të Mitrovicës, ku ASK-ja vlerëson se jetojnë 7,421, respektivisht, 12,303 banorë, përderisa MAPL-ja thotë se jetojnë 16,000, respektivisht, 20,000, në pjesën veriore të Mitrovicës. Zëdhënësja e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi, i ka thënë KTV-së se asnjë statistikë tjetër përveç këtij institucioni nuk është zyrtare dhe nuk është e vlefshme.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.1%
-
Jo
51.9%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20