Kuvendi i Kosovës u bë sërish një arenë beteje mes deputetëve të qeverisë dhe të opozitës, pavarësisht se u mbajt deri në fund seanca. Përveç bilbilave të përdorur nga deputetët e opozitës për të krijuar zhurmë në kuvend u hodh edhe gaz lotsjellës.
Nga foltorja e Kuvendit nuk pati asnjë mundësi që deputetët të flisni pasi ishte e bllokuar nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Ndërkohë që ligjet viheshin për votim deputetët e opozitës bënin zhurmë e ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti i ka hedhur ujë në fytyrë nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti.
Bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës është një masë që tani opozita po e zbaton në kundërshtim të marrëveshjes që qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur për krijimin e bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe.
KJo marrëveshje është arritur më 25 gusht, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Opozita e cilëson si marrëveshje që çon drejt ndarjes së Kosovës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO