Kosovë, policia kap 62 kg kanabis
në pranga 5 qytetarë të Shqipërisë

PRISHTINE - Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona nga Shqipëria të cilët po planifikonin të transportonin lëndë narkotike nga Kosova. Policia njoftoi se, sot rreth orës 12:00 njësitet policore kanë ndërmarrë një operacion ku është arritur të ndalohen të dyshuarit në fshatin Milloshevë të komunës se Obiliqit.
 
Në një parking ishte e parkuar makina “Mercedes” ngjyrë e zezë me targa të Tiranës dhe gjatë kontrollit në bagazh të veturës janë gjetur 3 thasë të mbushur me substancë narkotikë qe dyshohet se është e llojit marihuanë, ndërsa brenda në ulëset e prapme të veturës së njëjtë gjithashtu janë gjetur edhe 3 thasë të tjerë mbushur me narkotikë të dyshuar të llojit marihuana.
 
“Sipas policisë pesha e përgjithshme e përgjithshme e substancës narkotike është 62 kilogram e 236.9 gram”, thuhet në njoftimin e Policisë. Po ashtu, sipas Policisë më pas para një hoteli në magjistralen Prishtine-Mitrovice afër fshatit Milloshevë është ndaluar edhe vetura Audi ngjyrë e kuqe me në të cilën ishin edhe 4 personat e tjerë të dyshuar të cilët dyshohet se kanë qenë në përcjellje dhe vëzhgim të rrugës, me pastaj është arrestuar personi i pestë si dhe është konfiskuar edhe një veturë e tipit Audi.
 
“Lidhur me këtë raste janë arrestuar 5 persona të dyshuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Personat e arrestuar janë: U. P, S. A, Sh. F, A. J dhe E. S. Policia në cilësi të provave ka konfiskuar një veturë Audi, një veturë Audi A4 dhe një veturë Mercedes, si dhe nga të gjithë të dyshuarit janë konfiskuar 3550 Euro para të gatshme dhe 21120 Lek shqiptare dhe 8 telefona të ndryshëm celular”, tha Policia e Kosovës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?

Rudina Dembacaj bëri ndryshimin drastik në pamje, miqtë nuk janë dakord?