9 shtetaste shqiptare që dyshohet se shfrytëzoheshin për prostitucion janë arrestuar nga policia e Kosovës. Gjatë operacionit të koduar “Shkurti 2015” janë bërë kontrolle në tre locale nate Montana, Italia-M dhe Driloni në rajonin e Ferizaj.
Nga kontrolli në lokalin “Driloni” është gjetur një armë e tipit BROVIN e kalibrit 6.35 mm dhe një karikator me gjashtë (6) fishekë të së njëjtës armë.
9 “punëtoret” shqiptare janë marrë nën kujdesin e Departamentit për Migrim dhe të Huaj i Policisë së Kosovës dhe inspektoret e punës kane ndërmarr masat e nevojshme ligjore lidhur me këto shtetase.
Operacioni është kryer me sukses sipas planit të paraparë, me qellim të parandalimit të veprimtarive ilegale dhe verifikimit të informacioneve për viktima të mundshme të trafikimit apo mundësimit në prostitucion, ndërsa nga ana e inspektorëve të punës dhe atyre të ATK-së për çështje administrative janë shqiptuar gjoba përkatëse.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com