Kosovë, "Amnistia", 6000 qytetarë
nënshkruajnë peticion kundë
Numri i nevojshëm për ta kundërshtuar Projektligjin për Amnisti është 10 mijë nënshkrime. Nesër, një grup protestuesish në orën 11:00 do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës kundër miratimit të Ligjit të Amnistisë.
PRISHTINË - Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, afër 6 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin kundër Projektligjit për Amnisti.
Këtë gjë e konfirmoi për gazetën “Zëri”, Ilir Deda, drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED. Sipas tij, ky peticion do të jetë i hapur deri të premten.
“Deri në orën 12:00 të ditës së sotme, kanë qenë afër 6 mijë nënshkrime kundër Projektligjit për Amnisti. Këto shifra janë nga e gjithë Kosova, por nuk janë shifra përfundimtare”, ka treguar Deda, i cili shtoi se deri të premten pret që të rritet numri i nënshkrimeve, që nevojiten për t'u dërguar në Presidencë.
Numri i nevojshëm për ta kundërshtuar Projektligjin për Amnisti është 10 mijë nënshkrime. Po ashtu gjatë ditës së sotme është shtuar edhe numri i protestuesve para Kuvendit të Kosovës, të cilët sot kanë hyrë në ditën e pestë të protestës. Kjo protestë është organizuar nga shoqëria civile, por e veshur nën petkun e Lëvizjes Vetëvendosje.
Nesër, ky grup protestuesish në orën 11:00 do të protestojnë para Kuvendit të Kosovës kundër miratimit të Ligjit të Amnistisë. Kjo ndodh teksa shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton gjendet në Prishtinë dhe komentoi sot edhe mbi pr/ligjin për amnistinë.
E pyetur për Projektligjin e Amnistisë dhe përfshirjen e amnistimit të krimeve ekonomike, të kryera në gjithë territorin e Kosovës, Ashton ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në atë se si qeveria dhe kryeministri i çojnë përpara çështjet, që janë të rëndësishme për ta. Por, ajo ka kërkuar përkushtim edhe nga Kuvendi për punën që po bëhet në Bruksel.
“Interesi im është, që të sigurohem se ajo për të cilën është rënë dakord është të implementohet dhe shpresoj se zbatimi i ligjit do të jetë demonstrim i përkushtimit jo vetëm nga ana e qeverisë, por edhe nga Parlamenti për punën, që po bëjmë”, ka thënë Ashton.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4229
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në energji! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15