Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Prishtinë një takim me Kryeministrin Isa Mustafa.

Biseda u përqendrua në zhvillimet në Kosovë e rajon dhe avancimin e axhendës së bashkëpunimit mes dy vendeve në fokusin edhe të sfidave të përbashkëta.

Dy Kryeministrat vlerësuan nivelin e bashkëpunimit dhe theksuan nevojën e vazhdimit të adresimit të çdo çështjeje që rrit mundësitë e bashkëpunimit dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara mes dy qeverive.  

Kryeministri Rama dhe homologu Mustafa shkëmbyen gjithashtu pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale. ​

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com