Kosovë, serbët do ta heqin vetë
murin e ndërtuar në Mitrovicë

Kosovë, serbët do ta heqin vetë<br />murin e ndërtuar në Mitrovicë
Arrihet marrëveshja. Serbët do ta heqin vetë murin e ndërtuar në Mitrovicë.
 
Sipas mediave në Prishtinë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka arritur marrëveshjen për heqjen e murit pas një takimi mes shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian Nataliya Apostolova, dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç.
 
Takimi është zhvilluar në fshehtësi, ndërsa palët janë dakordësuar për të mbajtur marrëveshjen të fshehtë, pasi i tremben reagimeve.
 
Muri do të hiqet duke e arsyetuar veprimin me rrezikun për sigurinë publike që paraqet, pasi ai pengon ndërhyrjen në raste emergjencash, si në raste zjarri apo ndonjë fatkeqësie tjetër.
 
Muri shkaktoi debate të forta mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, ndërsa ishte temë bisedimesh edhe në Bruksel.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie