Por, përderisa serbët që jetojnë në jug të lumit Ibër thonë, se lista e përbashkët serbe do ta forconte pozicionin e tyre për mbrojtjen e interesave të komunitetit serb.
Njëri prej liderëve të serbëve të veriut, Marko Jakshiq, duke folur për “Radion Evropa e Lirë”, ka theksuar se përfaqësuesit e tyre gjatë bisedimeve me kreun e shtetit të Serbisë, kanë shprehur mospajtimin që serbët e veriut të dalin në zgjedhjet e organizuara nga institucionet e Kosovës.
Në anën tjetër, njëri prej liderëve të serbëve të Kosova qendrore, Rangjel Nojkiq, i tha rarios, se pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të nëntorit me një listë të përbashkët, është me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e interesave të tyre në të gjithë territorin e vendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)