Kosovë-Serbi, pas 6 orësh pa
marrëveshje për telekomunikacionin

Kosovë-Serbi, pas 6 orësh pa<br />marrëveshje për telekomunikacionin
BRUKSEL-BEOGRAD – "Delegacioni i Serbisë dhe ai i Kosovës nuk u morën vesh as në fund të bisedimeve të sotshme, të mbajtura si përherë në Bruksel, që të arrijnë një marrëveshje për çështje esenciale lidhur me telekomunikacionin në Kosovë", ka thënë ministri i Serbisë, Rasim lajiç, transmeton media serbe, B92, të cilës i referohet "Koha Ditore" në Kosovë.

"Ka përparime në bisedime, por jo edhe marrëveshje”, ka thënë Lajiç në fund të bisedimeve të sotshme Beograd – Prishtinë, të cilat zgjatën thuajse 6 orë. Ministri serb ka thënë se pala kosovare po kundërshton propozimet lidhur me numrin hyrës ndërkombëtar për Kosovën dhe për operatorët mobil serbë për asociacionin e komunave serbe.
 
“Kjo çështje, megjithatë, sipas të gjitha gjasave duhet të zgjidhet të enjten, në bisedimet në nivel kryeministrash”, ka thënë ministri serb Lajiç, duke përkujtuar se në këtë ditë do të takohen në Bruksel kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me ndërmjetësimin e baroneshës, Catherine Ashton.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti