Policia Rrugore e Shqipërisë dhe e Kosovës do kryejë patrullime të përbashkëta rrugore në dy anët e kufirit jo vetëm gjatë sezonit turistik por përgjatë gjithë vitit. 
Marrëveshja u nënshkruara mesditën e sotme në pikën kufitare të Vërmicës, ndërsa të dyja palët u shprehën se ky bashkëpunim do të ketë impakt pozitiv në mbarëvajtjen e punës së këtyre dikastereve. 

Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga ato të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë. Ky bashkëpunim ka nisur gjashtë vite më parë dhe sipas krerëve të Policisë Rrugore të të dy vendeve, ka qenë mjaft efikas

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)