PRISHTINE- Në Kosovë përkujtohet 24 Marsi i vitit 1999, kur NATO-ja i filloi sulmet ajrore kundër sulmeve ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë dhe në Serbi.
Fushata ajtore e Aleancës veriatlantike zgjati 78 ditë dhe përfundoi me dëbimin e forcave ushtarake dhe policore të Serbisë nga Kosova. Fushata përfundoi luftën në Kosovë kundër regjimit të Serbisë dhe e ndali shtypjen e shqiptarëve të Kosovës nga ky regjim. Ndali dhe dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova dhe atyre që ishin larguar, u mundësoi kthimin në shtëpitë e tyre.
Tërheqja e forcave serbe e hapi rrugën për hyrjen e ushtarëve të NATO-s në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar, KFOR, i cili ende është i pranishëm në Kosovë. 24 Marsi i vitit 1999 është një ditë historike për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. 14 vjetori i fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s, në Kosovë do të shënohet me aktivitete të shumta.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com