Kosovë, sot fillojnë negociatat
për Stabilizim Asocimin me BE

Kosovë, sot fillojnë negociatat<br />për Stabilizim Asocimin me BE
PRISHTINË – Ditën e sotme fillojnë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi tha se nisja e këtyre negociatave pritet të hap perspektiva të reja për Kosovën. “Pavarësisht se zbatimi i MSA-së merr shumë kohë, është e rëndësishme që procesi po fillon”, tha ai për Radio Kosovën.
 
“Me rëndësi është që negociatat po fillojnë, që është një orar i afateve që BE-ja është pajtuar që të përfundojë deri në pranverë. Ajo çfarë na intereson neve është me fillua negocimin edhe me nënshkrua këtë marrëveshje në mënyrë që me pas hapin e parë. Një marrëveshje kontraktuale dhe me hap perspektiva të reja për Kosovën në rrugëtimin drejt BE-së. Pastaj na mbeten shumë vite tjera për të mundur të zbatojmë këtë marrëveshje, por thjesht do të ketë periudha të tranzicionit të asaj që quhet deri në 10 vjet”, vlerësoi ai.
 
Duke folur për sfidat e institucioneve kosovare me të cilat do të ballafaqohen ato gjatë raundeve të negocimit të MSA-së, Muharremi tha se “Kosova fatkeqësisht nuk e ka një ekonomi të zhvilluar, ose nuk e ka ndonjë produkt që kish me shkaktua ndonjë telashe ose kish me pas ndikim në tregun evropian”, shkruan Koha Ditore.
 
“E dimë që Kosova ka sfida të mëdha në ekonomi, dhe ekonomia e saj është tepër pa ndikim për t’i nxjerrë telashe tregut të BE-së. Në këtë aspekt ndoshta gjëja më e rëndësishme është që Qeveria e Kosovës të sigurohet që në këtë marrëveshje është provizioni si për të gjitha vendet tjera, ku thotë që është synim i dy palëve Kosova të anëtarësohet në BE”, tha ai.
 
Muharremi mendon se Kosova në një afat rekord do të bëjë nënshkrimin e kësaj marrëveshje krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, “por kjo nuk është ndonjë gjë për të cilën ne duhet të krenohemi”.
 
“Unë do të dëshiroja që ne të kishim ekonomi shumë më të zhvilluar dhe ku ne do të kishim pozicione shumë më të qarta se çfarë duam të arrijmë më këtë marrëveshje. Por më vjen keq që Qeveria e Kosovës nuk ka menduar se si të përfitojmë praktikisht nga kjo marrëveshje. Faktikisht ne do të duhej ta përkrahnim shumë më shumë sektorin privat, zhvillimin e bizneseve, sidomos ato biznese që kanë kapacitete për eksport, në mënyrë që kur arrihet kjo marrëveshje, kur hapet tregu me BE-në, atëherë ato të jenë në gjendje të përfitojnë”, përfundoi Muharremi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike