Kosovë, zgjedhjet e 3 nëntorit të
papranueshme për serbët veriut

PRISHTINE- Përfaqësuesit e të ashtuquajturit Kuvendi i Përkohshëm i Kosovës të cilën serbët e kanë krijuar megjithë kundërshtimin e Beogradit zyrtar, kanë vendosur që zgjedhjet lokale të Kosovës janë të pa pranueshme, sepse siç thuhet janë “në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Serbisë dhe rezolutën 1244”.

Në vendimin që është arritur njëzëri, thuhet se ”zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë emëruar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga janë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës”, diçka që për ta është e papranueshme.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë i kishte ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Thaçi ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen