PRISHTINE- Kosova sot feston 12 qershorin “Ditën e Çlirimit”, si njërën nga datat më të rëndësishme në historinë e saj. 13 vjet më parë pjestar të UÇK-së kishin filluar të zbresin nga zonat e luftimeve drejt qyteteve për të mbrojtur popullatën e mbetur në Kosovë. Më pas edhe trupat NATO-s hynë në Kosovë, që shënojnë largimin e forcave serbe dhe çlirimin e Kosovës.
Presidentja Atifete Jahjaga, në komunikatën për media ka thënë se çlirimi dhe shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, i ndërtuar mbi bazën e vlerave qytetare, është një vepër madhore e shumë brezave që vepruan dhe u sakrifikuan për këto ideale.
“Kjo arritje madhore u realizua fal luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe përkrahjes dhe angazhimit të pakursyer të miqve tanë ndërkombëtarë”, duke shtuar se synimi mbetet që të ndërtohet një e ardhme e dinjitetshme, bazuar në vlerat më të larta të civilizimit evropian” thuhet në komunikatë.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se 12 qershori përbën gurin themeltar të fillimit të ndërtimit të shtetit, të gjakuar aq shumë gjatë shekujve.
“Është ditë e ndërtimit të vlerave qytetare, ditë që hap një epokë të re e me perspektive për të gjithë qytetarët, pa dallim përkatësie kombëtare e fetare. Kosova është një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë duke gjetur përkrahje ndërkombëtare, posaçërisht nga ShBA dhe BE”, thuhet në deklaratën e Krasniqit.
Drejtues të subjekteve politike kanë uruar qytetarët dhe kanë falënderuar shtetet që ndihmuan për këtë gjë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com