Katër prokurorë të rinj bënë sot betimin para Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, duke e çuar në 139 numrin e prokurorëve në Sistemin Prokurorial të Kosovës.
Remzush Latifi, Ibrahim Fejza, Shpend Krasniqi dhe Rafet Halimi u dekretuan në bazë të propozimit për emërim të kandidatëve për prokurorë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Ky Këshill në njoftimin e dërguar thekson se propozimi për emërim pasonte në një proces gjithëpërfshirës të vlerësimit dhe verifikimit.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, tha se "sistemi prokurorial i Kosovës në vazhdimësi është duke punuar në shtimin e kapaciteteve njerëzore, në mënyrë që puna e këtij sistemi të jetë sa më efikase dhe sa më e dobishme për qytetarët"
ATSH
/Shqiptarja.com