Kuvendi i Kosovës, i legjislaturës së pestë, nuk është e sigurt se do mbajë vazhdimin e seancës konstituive as në ditën e paralajmëruar nga koalicioni paszgjedhor, në 9 tetor, ditën kur nis muaji i pestë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Në 3 tetor, deputetët e LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës kanë bërë një shkresë, me 62 nënshkrime të tyre, për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh, për të vazhduar në 9 tetor në orën 10:00, seancën e papërfunduar konstituive me të vetmen pikë të rendit të ditës: Zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Por, sipas deklaratave, deputetët e koalicionit parazgjedhor të PDK-së nuk do shkojnë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit pa ftesën e kryesueses, deputetës më të vjetër, Flora Brovina.
Këto zhvillime pasojnë shtyrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, me rend dite për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator.
Sipas rezultatit të votimeve të 8 qershorit, në Kuvendin e Kosovës, PDK fituese e zgjedhjeve me katër parti të vogla në koalicionin parazgjedhor, ka 37 deputetë, LDK 30, VV 16, AAK 11, Nisma 6. Të gjitha këto subjekte parlamentare shqiptare së bashku kanë 100 deputetë. Ndërsa, të komuniteteve pakicë janë 20 deputetë, 10 prej tyre serbë - 9 të Listës Serbe, subjektit të pestë me numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
LDK, e dyta në rezultatin zgjedhor, AAK - e katërta dhe Nisma - e gjashta, kanë lidhur koalicion menjëherë pas zgjedhjeve, dhe atyre më vonë u është bashkuar edhe VV - e treta.
Zgjedhja e kandidatit të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafës, për Kryetar të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryesuesja, në 17 korrik, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Në 18 shtator, në vazhdimin e seancës konstituive, kandidati i koalicionit parazgjedhor të PDK, Arsim Bajrami mori 44 vota pro, të pamjafueshme për t'u zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës, pasi duhen së paku 61 vota.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, ka takuar në 2 tetor pasdite në një raund të katërt të takimeve të veçanta, liderët e partive të koalicioneve para e pas zgjedhore wshtw shprehur se liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues.
Takime të tjera të veçanta të liderëve të partive politike parlamentare te Presidentja e Republikës mund të priten nga e hëna, por sipas qëndrimeve të deklaruara nga ana e koalicionit paszgjedhor, liderët, të cilët janë edhe deputetë, si dhe gjithë deputetët, së bashku mund të jenë e diskutojnë vetëm në seancë të Kuvendit të Kosovës
ATSH
/Shqiptarja.com