"Pjesë e kësaj rregulloreje për kompensim për të burgosurit politikë janë edhe ata nga Lugina e Preshevës. 200 mijë euro janë përcaktuar për 40 ish-të burgosur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, që kanë vuajtur në burgjet serbe", ka deklaruar një zyrtar nga kabineti i kryeministrit Thaçi për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë».
Për çlirimin e Kosovës të gjithë shqiptarët e Jugosllavisë punuan dhe kontribuan në mënyra të ndryshme, kush me laps e kush me pushkë n’dorë, e më pas nga regjimi i atëhershëm jugosllav apo tani ky i fundit serb ishin burgosur me qindra vjet burg. Keqtrajtime dhe tortura serbe në burgjet serbe kishin përjetuar edhe dhjetëra shqiptarë nga Kosova Lindore (Presheva Bujanoca dhe Medvegja).
Vendimi i qeverisë për kompensimin e ish-të burgosurve 16 euro e 70 cent do të paguhet çdo ditë qëndrimi në burg për mbi 2 mijë ish-të burgosur politikë nga Kosova. Gjithsej do te ndahen 55 milionë euro. Për ish-të burgosurit politikë është mirëpritur edhe nga përfaqësuesit politikë dhe shoqata të ndyrshme ne Luginën e Preshevës sidomos nga ish-te burgosurit politikë dhe familjet e tyre, që disa prej tyre sot nuk janë, që nuk e kanë parë e as gëzuar pavarësinë e Kosovës.
Lëvizja për Republikën e Kosovës vepronte edhe në territorin e Preshevës, që gjatë viteve 1981-1987 organet e sigurimit shtetëror jugosllav zbuluan veprimtarinë e organizatave ilegale patriotike. Udhëheqësit e këtyre organeve, pa të drejtë u dënuan me shumë vite heqje lirie nëpër burgjet famëkeqe të Jugosllavisë si: Hamdi Ajdini, Jetuburgggllah Arifi, Halil Selimi, Milazim dhe Hetem Arifi, Shaqir Shaqiri, XHevat Ajvazin nga Bilaci, Hilmi Ramadani (1953) nga Bujanoci, student- 9 vjet, Sadri Sherifi(1954) nga Bujanoci, profesor – 6 vjet, Xhevat Ajvazi (1947) nga Konçuli i Bujanocit arsimtar – 6 vjet, Orhan Rexhepi etj, etj…
Veç këtyre dënimeve të ish-të burgosurve politikë në kohën e regjimit të Titos apo Milosheviçit në kohën e «Jugosllavisë» , ndjekjet, burgosjet dhe dënimet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës nuk kishin të ndalur, sidomos pas luftës në Kosovë, me pasimin e saj në Luginën e Preshevës mes forcave të ushtrisë së Kosovës Lindore (UÇPMB-së) dhe atyre serbe «JNA» - Armata Popullore Jugosllave. Do përkujtuar se «grupi i Gjilanit» ish-ushtarç të UÇPB-së ishin të denuar me 116 vjet burg.
Nga këta të burogsur me motive politike kishin marrë dikush 15 vjet burg e kush me 5-6 vjet burg edhe pse në fund pati dështuar procesi i montuar gjyqësor, por megjithatë ata ishin mbajtur me vite në burg seancë pas seance deri në “zbardhjen” e procesit. Mes tyre ishin: Agush Memishi, Samet Hajdari, Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Burim Fazliu, Selimon Sadiki, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti , Sadik Aliu, Shefqet Musliu, Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, Shemsi Nuhiu.
Njëri nga të burgosurit politik është edhe Hamdi Hajdini nga (Rahovica) Presheva u burgos më 1981 në Stara Gradishka, i dënuar me 13 vjet burg, prej të cilëve bëri 9 vjet..Hamdiu nga Presheva duke falenderuar iniciativen e qeverisë së Kosovës për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “ky hap i Prishtinës është më shumë një gjest se sa vërtetë mund të kompensohen të burgosurit tanë, që vuajtën në torturat serbe.”
Do theksuar se nga 40 ish-të burgosur politikë sa janë nga Lugina e Preshevës disa kanë aplikuar për të gëzuar këtë përfitim të qeverisë së Kosovës. Këtë mund ta bëjnë dhe gëzojnë edhe familjarët e të cilëve prindërit ishin viktimë e burgosjeve politike në burgjet serbe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)