TIRANË - Halim Kosova, kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, prezantoi sot para banorëve të Bërzhitës programin e tij, me të cilin do garojë për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Kosova deklaroi se nga këto projekte përfitojnë 5800 banorë të kësaj zone. Sakaq, kandidati i cili garon nën siglën e PDsë, theksoi se rikonstruktohen disa shkolla si dhe do shtohen ambientet sportive.
“Jam këtu që tu rikujtojë se çfarë do të bëjë me Tiranën e madhe, si dhe për t’ju thënë se do ul taksat, aq sa e lejon ligji. unë jam këtu para jush për të deklaruar se do bëjë maksimimun për shtresat në nevojë. Tre prioritetet e mija; ulja e taksave, për të krijuar vende të reja punë. Në dy vitet e para do ndërtohen 100 rrugë, ku do ketë çdo fshat e çdo zonë. Dua të njihni objektivat e mija. Për Bërzhitën, në drejtim të përmirësimit të higjienës janë planifikuar të ndërtuar kanalizime të reja, rritje të furnizimit me ujë të pijshëm dhe prania e tij 24 orë nëpër çezmat tuaja. Do ketë ndriçim rrugor në shumë rrugë në këtë zonë, si dhe do ndërtohen trotuaret. Sa i takon përmirësimit të infrastrukturës arsimore, kemi menduar të të rikonstruktime shumë shkolla dhe ambiente të reja sportive”, tha Kosova.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO